Mish me lakra në mënyrën tradicionale: Gjella më e mirë nga lakrat!

Mish me lakra në mënyrën tradicionale: Gjella më e mirë nga lakrat!

Gjellë e vjetër, e shëndetshme, të cilën përherë do ta gatuani.

Kjo recetë është shumë e shijshme, e ushqyeshme dhe njëkohësisht kalorike, transmeton Telegrafi.

E SPONSORUAR

Lesna Mall, vendi ideal për lokalin tuaj

Përbërësit:

– 1,5 kg lakra të freskëta,
– 500 g mish viçi,
– 500 g mish qengji,
– kripë,
– piper,
– spec i bluar,
– 250 ml kos,
– vaj.

Përgatitja:

Pastroni lakrat dhe pritni në feta, por jo deri në fund, kujdes që të mos shpartallohet.

Mishin priteni në copë më të mëdha dhe në tenxhere radhisni në mënyrë alternative mishin dhe lakrën.

Qitni kripë, piper, qitni sipër pak vaj dhe ujë deri në gjysmë.

Lëreni në vlojë rreth gjysmë ore, pastaj në zjarr të vogël zieni disa orë.

Në fund, nxehni pak vaj dhe spec të bluar, shtoni kosin dhe të gjitha qitni sipër mishit dhe lakrave dhe shërbejeni. /Telegrafi/