[There are no radio stations in the database]

Meta përforcon sigurinë në Instagram

Meta po ndërmerr hapa të rinj për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët në Instagram, duke forcuar masat e sigurisë për profilet e krijuara apo menaxhuara nga të rriturit.

Kjo iniciativë synon të parandalojë ngacmimet, komentet e papërshtatshme dhe kontaktet e rrezikshme në platformë.

Ndër masat e reja janë kontrolli më i rreptë i mesazheve direkte dhe aktivizimi automatik i funksionit “Hidden Words” që filtrojnë gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjet ofenduese në komentet publike.

Gjithashtu, Meta do të kufizojë shfaqjen e profileve të fëmijëve në kërkime dhe rekomandime, duke ulur rrezikun e kontaktit me persona të paautorizuar.

Përshkallëzimi i masave përfshin edhe mbylljen e profileve që shkelin politikat e kompanisë, si ato që përmbajnë komente me përmbajtje seksuale ose kërkesa për foto të papërshtatshme. Vetëm gjatë këtij viti, Meta ka hequr rreth 135 mijë profile të tilla.

Këto hapa pasojnë përpjekjet e mëparshme të Meta-s për të rritur privatësinë e adoleshentëve, siç janë krijimi i “profileve të adoleshentëve” me cilësime më të rrepta dhe kufizimet në reklamat e shfaqura për përdoruesit nën 18 vjeç.

Ekspertët e sigurisë theksojnë se, përveç përpjekjeve të kompanive teknologjike, roli i prindërve dhe kujdestarëve mbetet kyç në monitorimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet online. /


[There are no radio stations in the database]