
Mbi 66 milionë vizitorë në dy xhamitë e shenjta brenda një muaji
Arabia Saudite ka publikuar statistikat mujore për numrin e vizitorëve në dy xhamitë e shenjta gjatë muajit Xhumade’l-Ula 1447 H (23 tetor – 21 nëntor 2025). Sipas të dhënave zyrtare, 66.633.153 pelegrinë dhe vizitorë kanë vizituar Mekën dhe Medinën brenda këtij muaji.
Sipas raportit:
25.987.679 vizitorë hynë në Xhaminë e Shenjtë në Mekë.
23.296.185 vizitorë vizituan Xhaminë e Pejgamberit ﷺ në Medinë.
13.972.780 besimtarë kanë kryer Umren.
100.489 kanë falur namaz në Hijr Ismail.
912.695 kanë vizituar Ravdën e Bekuar.
2.363.325 persona kanë vizituar varrin e Pejgamberit ﷺ dhe të shokëve të tij.
Autoritetet saudite deklaruan se ky numër i lartë vizitorësh është rezultat i organizimit dhe shërbimeve të përmirësuara që u ofrohen pelegrinëve nga e gjithë bota.