Rtv Pendimi

Mbi 1 mijë incidente anti-muslimane të raportuara në Austri në vitin 2021

Mbi 1 mijë incidente anti-muslimane të raportuara në Austri në vitin 2021

Në Austri ndodhën 1.061 incidente të racizmit dhe islamofobisë anti-muslimane vitin e kaluar, sipas një raporti të ri të publikuar sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Raportit të vitit 2021 mbi Racizmin Anti-Musliman të publikuar nga Qendra Austriake e Dokumentacionit dhe Këshillimit për Muslimanët (Dokustelle Osterreich), shumica e sulmeve kanë ndodhur në platformat digjitale pasi pjesa më e madhe e ndërveprimit social ishte në internet për shkak të kufizimeve anti-COVID-19.

Raporti tha se 69 për qind e atyre që u ekspozuan ndaj racizmit anti-musliman, sulmeve verbale dhe fizike, ishin gra dhe 26 për qind burra.

Në shumë incidente, gratë me shami janë ngacmuar verbalisht dhe në disa raste ato janë sulmuar fizikisht.

Ndërsa 65,4 për qind e sulmeve kundër muslimanëve janë kryer në platformat online, 34,6 për qind e tyre kanë ndodhur në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

Raporti tha gjithashtu se 77 për qind e sulmeve raciste janë kryer nga burra dhe 22 për qind nga gra.

Raporti thekson se gjuha e urrejtjes dhe nxitja ndaj muslimanëve kontribuuan në 78,5 për qind të incidenteve totale.

Ndërsa fyerjet përbënin 9,1 për qind të rasteve të raportuara të racizmit anti-musliman, dëmtimi fizik i pronës që u përkiste muslimanëve përbënte 2,4 për qind.

Rreth 4 për qind e rasteve të raportuara ishin praktika diskriminuese dhe sjellje raciste kundër muslimanëve në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

Gjithashtu njoftohet se incidente të tjera raciste, duke përfshirë keqtrajtimin nga policia, kërcënimet, dhunën psikologjike dhe ngacmimin fizik, përbënin 6,2 për qind të rasteve totale.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH