MBAHUNI FORT PËR LITARIN DHE MOS E LËSHONI

Rrëfehet për një plak se i kishte tre fëmijë, njërin të urtë, e tjetrin të sinqertë, e të tretin të fortë! Plaku e shprehi dëshirën e tij që t’i sprovon të tre fëmijët dhe kërkoi nga ta që t’ia sjellin një pemë e cila nuk del vetëm se një herë në njëqind vjet në një vend të rrallë dhe në mes të malit të stërmbushur me egërsira.

Para se t’i përcjell për në rrugë i porositi: Mbahuni fort për litarin dhe mos e lëshoni!!

Fëmijët nuk e kuptuan qëllimin e prindit të tyre dhe e përshëndetën të buzëqeshur.

Gjatë rrugës, e panë një shtëpi dhe u ndalën që ti pyesin anëtarët e shtëpisë për destinacionin e tyre. Trokitën në derë dhe doli një plak dhe gruaja e tij e bukur. I pyetën për destinacionin e tyre dhe plaku shprehi gatishmëri që ti tregon për atë vend mirëpo me kusht që atë natë të flenë tek ai dhe ti gostisë. Vëllezërve iu pëlqeu kjo ide dhe e vendosën të flinë në atë shtëpi.

Gruaja e plakut ishte e re dhe e bukur dhe filloi që me shikimet e saj ta përfiton zemrën e vëllait “të fortë”, dhe po të mos ishte vëllai “i sinqerti” i cili i pëshpëriti në vesh duke i thënë: “mos e tradhto atë që të siguroi dhe të gostiti”, do të binte në kurthet e saj!

Herët në mëngjes u nisën pasi që e falënderuan plakun për mikpritjen e tij dhe e vazhduan rrugëtimin e tyre. Pasi që kaluan gjysmë dite brenda malit të frikshëm u ballafaquan me një këlysh luani dhe i “urti” deshi ti bie mirëpo e ndaloi i “forti” duke i thënë: Nëse je i fortë mos harro se ka më të fortë se ti!

E morën atë këlysh luani dhe e ushqyen me diçka nga ushqimi që e kishin dhe e vazhduan rrugëtimin e tyre. Pas një kohe arritën deri te vendi që ua përshkroi plaku dhe aty e gjetën një pemë ku në të kishte fryte. I “sinqerti” deshi të hip dhe të merr nga to duke menduar se ato janë pemë. Mirëpo i “urti” e kapi për dore dhe i tha: Çdo gjë që shkëlqen mos mendo se është ari!! I “sinqerti” e kuptoi se çfarë i tha vëllai pasi që e pa një zog që kishte ngordhur pasi që kishte ngrënë nga pema!

Vëllezërit i kaploi mërzia dhe dëshpërimi se nuk mundën të marrin nga pema dhe u kthyen te prindi i tyre. Plaku pa në fytyrat e tyre pikëllimin dhe dëshpërimin. Pasi që e rrëfyen rastin e tyre plaku u buzëqesh dhe tha: Mos u mërzitni asnjëherë përderisa nuk e lëshuat litarin!!

Njëri me tjetrin u shikuan me habi dhe i thanë: Cilin litar?!

Plaku iu përgjigj: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut dhe mos u përçani”. Ali Imran 103.

Vëllezërit e kuptuan se çfarë kishte pasur për qëllim prindi i tyre dhe se pse i kishte dërguar në atë rrugëtim!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU