Rtv Pendimi

Mbahet konferenca e katërt për ‘Ditën Botërore të mbulesës’, thirrje për eliminimin e barrierave për gratë dhe vajzat me shami në Kosovë

Bartja e shamisë nëpër institucione, veçmas nëpër shkolla, viteve të fundit ka qenë njëra nga temat që ka nxitur debate në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Mbulesës, sërish është aktualizuar kjo temë për gratë me mbulesë në Kosovë.

Ambasadorja e Kosovës në kampanjën “World Hijab Day”, Valbona Bytyqi, në konferencën e katërt me rradhë ka thënë se kjo ditë nuk e gjen mirë Kosovën sa i përket përkrahjes dhe pozitës së gruas në përgjithësi në Kosovë, e në veçanti në mbështetjen e grave dhe vajzave me shami.

“Sot më 1 shkurt, shënohet dita botërore e mbulesës shikuar në rrafshin e përgjithshëm pozita e gruas në vendin tonë nuk është aq e lakmueshme. Por kur jemi përballë vajzave dhe grave me shami mendoj, që Kosova nuk qëndron aq mirë sa i përket përkrahjes së vajzave dhe grave me shami,” potencoi ajo.

Sipas Bytyqit, gratë dhe vajzat me shami në Kosovë, hapin e parë që e bëjnë hasin në pengesa të mëdha dhe paragjykime. Ajo thotë se në Ministrinë e Arsimit ende është në fuqi Udhëzimi administrativ, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

“Me vetë fakti që në Ministrinë e Arsimit ende është në fuqi një Udhëzim Administrativ i cili ndalon bartjen e shamisë nëpër shkolla, vajzat me mbulesë qysh në hapin e parë të shkollimit, që eshtë e drejtë themelore njerëzore, ballafaqohen me barriera”, theksoi ajo

Kampanja “World Hijab Day Kosovo”, ka filluar aktivitetin e saj më 1 shkurt 2019, për të shtyrë përpara ndërgjegjësimin e opinionit në përgjithësi, e po ashtu edhe të vetë grave dhe vajzave që e manifestojnë fenë nëpërmjet veshjes.

“World Hijab Day Kosovo përherë të pare ka filluar me 1 shkurt 2019. Kjo është një nismë vullnetare që ka për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit ndaj diskriminimit të vajzave dhe grave në përgjithësi, dhe të vajzave dhe grave që manifestojnë fenë nëpërmjet veshjes së tyre në veçanti. Kurse kampanja globale” World Hijab Day” ka filluar me 1 shkurt 2013 nga ideatorja dhe themeluesja Nazma Khan një emigrante nga Bangladeshi në Amerikë ”, deklaroi Bytyqi.
Ajo pohon se përgjatë këtyre viteve vazhdimisht i kanë ftuar edhe institucionet e vendit për përkrahje, mirëpo asnjëherë nuk kanë kanë gjetur mbështetje.

“Kemi kërkuar përkrahje nga institucionet të ndryshme të vendit, por fatkeqësisht asnjëherë nuk i janë përgjigjur ftesës sonë”, përfundoi Bytyqi.
Poashtu në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe personalitete nga fusha të ndryshm.
Rtv Pendimi sikur vjet, edhe këtë vit ka mbështetur këtë nismë, duke transmetuar direkt këtë konferencë të mbajtur në Hotel Emerald në Prishtinë për më tepër ju ftojmë të na përcillni në rrjetet sociale si. Facebook,Youtube – Rtv Pendimi .

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH