[There are no radio stations in the database]

Manaferra – fruti që “zgjuarit” nuk e lënë pas dore

“Kush sheh një ferrë manash të pjekura dhe nuk i ha, nuk hyn te një racë e zgjuar… Ai përbuz jetën, dhe kush mund ta bëjë këtë, përveç të marrit.”

— Plejes, nxënës i Hipokratit

Manaferra, ky frut i egër dhe i papërlyer, është ndër ushqimet më të pasura me antioksidantë në planet – një thesar që na jep energji, rigjenerim dhe mbrojtje nga sëmundjet moderne.

Një studim i Universitetit të Kalifornisë (2016) tregon se kombinimi i manaferrave me boronicën rrit benefitet antioksidante me 3.5 herë nëse konsumohen së bashku!

Çfarë i bën manaferrat kaq të veçanta?

• Antioksidantët si Anthocyanin & Zeaxanthin – për mbrojtjen e enëve të gjakut, zemrës dhe shikimit

• Vitamina C, A, E, K, B-komplekse

• Minerale të çmuara: hekur, mangan, magnez, kalium, zink, selen, kalcium

• Vetëm 45 kalori në 100g – por me një efekt të fuqishëm në trup

Dobitë kryesore për shëndetin:

Mbrojnë zemrën dhe parandalojnë infarktin

Ulin kolesterolin dhe hollon gjakun

Parandalojnë kancerin (gjirit, qafës mitrës, zorra, prostatë, etj.)

Përmirësojnë shikimin dhe trurin (nga zeaxanthin dhe mangan)

Ndihmojnë në dobësim dhe tretje më të mirë

Zbusin hemorroidet, gastritin dhe dhimbjet e trupit

Rregullojnë ciklin menstrual dhe ulin temperaturën

Mbrojnë organizmin në mënyrë të ngjashme me aspirinë – pa efekte anësore

Manaferra Gojy dhe varieteti Achai

Këto janë ndër më të fuqishmet – me 50 herë më shumë zeaxanthin se e verdha e vezës dhe efekte mbresëlënëse te shëndeti i syve dhe pacientët me leucemi.

Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë:

• Lakra e kuqe – vendi i parë për antioksidantë

• Kanella – vendi i dytë

• Karafili – vendi i tretë

• Manaferra Achai – vend nderi për potencialin që ka.


[There are no radio stations in the database]