Bashkesia-islame-Kosove-objekti (1)

Kurban – Bajrami, të mërkurën më 28 qershor 2023

Kurban – Bajrami, të mërkurën më 28 qershor 2023
(Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min.)

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e mërkurë më 28 qershor 2023.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Namazi i sabahut falet në orën 4.23 min.
Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Selatin Mehani-pedagog në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.
Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min, të cilit do t’i prijë Burhanudin ef. Hashani- kryeimam i Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 28 qershor 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban – Bajramit!