RTV PENDIMI

Lajme

Kosovë, pjesëtarët e FSK-së kryen trajnim në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë e Türkiyes

Komanda e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin “Përdorimi dhe Mirëmbajtja e Armëve të Këmbësorisë”, transmeton Anadolu.

Siç njofton FSK-ja, trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit që ka FSK dhe Ushtria Turke, ku pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm, si dhe granatave të dorës.

“Gjatë realizimit të trajnimit, pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të gjitha llojet e armëve që mësuan në trajnim”, thuhet në komunikatë.

FSK konsideron se përkushtimi i treguar nga pjesëtarët e saj dhe instruktorët nga Kontingjenti Turk, kanë bërë që pjesëtarët e FSK-së të arrijnë nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësie në përdorimin e sigurt të armëve të këmbësorisë.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e