[There are no radio stations in the database]

Kosovë, arrestohet një pjesëtar i Policisë së Serbisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në vendkalimin kufitar në Jarinje, nën dyshimin për “import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese”, transmeton Anadolu.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, polici serb u arrestua të shtunën paradite kur gjatë kontrollit të një veture me targa të Beogradit, e drejtuar nga i dyshuar mashkull kosovar, zyrtarët doganorë dhe policorë zbuluan në bagazhin e veturës 51 fishekë, para të gatshme 9.900 euro dhe 26.000 dinarë serb (rreth 220 euro).

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit autoritetet sekuestruan edhe dokumente personale dhe materiale policore, përfshirë kartelën e identifikimit dhe distinktivin e Policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimet e Serbisë dhe Kosovës, pasaportën serbe, një palë uniforma, një palë doreza dhe një “USB”.

Bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.


[There are no radio stations in the database]