[There are no radio stations in the database]

KFOR-i Turk kreu patrulla në territorin e Kosovës

Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, transmeton Anadolu.

KFOR-i njofton se patrullimet e kryera si gjatë natës, ashtu edhe gjatë ditës, pasqyrojnë angazhimin e pandërprerë të misionit për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në gjithë rajonin.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.


[There are no radio stations in the database]