[There are no radio stations in the database]

​”Jo në emrin tim”: Fjalimi i fuqishëm në mbrojtje të vlerave të UÇK-së – Hoxhë Gazmend Bajraktari

Po, ja ku jemi, para shqiptarëve të mirë, këta të cilët jetojnë këtu të qetë dhe me rrethinë, të cilët janë mësuar të më shohin mua me xhybe dhe me kapuç të hoxhës. Por sot kam veshur këtë maicë dhe mbaj në kokë krenarinë e kombit tonë, ashtu siç bënin shumë hoxhallarë në kohën e luftës, të cilët na deshën, u deshën dhe iu bashkangjitën UÇK-së.

Video Player

00:00
03:27

 

Dhe ashtu siç kam ardhur unë këtu, dëshiroj që atyre politikanëve të cilët ndahen për qëllime politike, t’ua heqim ato ndarje, t’i thërrasim në emrin tim dhe në emrin tuaj, dhe të bashkohemi të gjithë, ashtu siç u bashkuam në kohën e luftës, dhe t’u tregojmë atyre që nuk na duan të bashkuar, se neve askush nuk mund të na ndajë. Jemi bashkë sikurse mishi me asht, s’na ndan askush.
UÇK-ja është krenaria jonë dhe askush nuk mund të na ndajë nëpërmjet saj. Në krenarinë tonë, duke u shikuar në zemër, t’u tregojmë atyre të cilët përgojojnë emrin tonë, e përmendin emrin e popullit dhe denoncojnë ata që na kanë çliruar, se në emrin tonë ata duan të na fyejnë.
T’u tregojmë atyre: pse jo, në emrin tonë, jo në emrin tonë! Dhe secili prej nesh që jemi këtu, ne jemi UÇK. Ata që janë atje i kanë burgosur; ata janë udhëheqësit tanë. Nëse duan ata t’i dënojnë, le ta kuptojnë se ne të gjithë jemi ushtarët e tyre. Prandaj, nëse Evropa ka burgje për të na dënuar dhe për të na mbajtur, gjithë populli shqiptar le të urdhërojë. Por ndryshe, le t’i lirojnë heronjtë tanë, udhëheqësit tanë! UÇK-ja është krenari.
Dhe sa i përket gjuhës së injorancës dhe të injorantëve të cilët flasin e pyesin: “Çfarë përfitoni nga këto protesta që po i bëni?”, u themi se me këto dëshirojmë t’i tregojmë botës mbarë dhe armiqve tanë në veçanti, t’u themi faleminderit, sepse e ringjallën UÇK-në në zemrat tona. Ata prej thirrjeve tona, të cilët s’patën mundësi në kohën e luftës të protestonin, tani u është mundësuar që të bashkohen dhe të protestojnë sot, që të kërkojnë lirimin e UÇK-së dhe të mos i shkelin të drejtat e çdo shqiptari.
Të lirohet krenaria e kombit! Të lirohet krenaria e kombit dhe të mos na fyejnë e të mos e denoncojnë emrin tonë! Faleminderit bashkatdhetarë, të dëshmojmë se jemi shqiptarë, se kemi edukatë, kemi civilizim!


[There are no radio stations in the database]