RTV PENDIMI

Mirësjellja - Edukata fetare

JETA PA MORAL NUK KA VLERË

Rrëfehet për një djalosh të ri se me biçikletën e tij u përplas me një plakë dhe në vend se t’i kërkojë falje plakës dhe t’i ndihmojë të ngritët, ai filloi të qeshet me të dhe e vazhdoi rrugën e tij.

Plaka kur e pa se ai nuk u ndal, e thirri duke i thënë:

– Biri im, ra diçka nga ti në tokë.

I riu u kthye dhe filloi të hulumtojë, por nuk gjeti gjë.

Plaka atëherë i tha:

– Biri im, mos hulumto shumë, sepse nga ti ra morali yt dhe atë nuk ke mundësi ta gjesh asnjëherë!

Jeta nuk ka vlerë nëse ajo është e mangët nga morali, sjellja e mirë dhe respekti ndaj të tjerëve!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

Të ngjajshme :

Mirësjellja - Edukata fetare

I VARFËRI DHE DYQANXHIU

Një familje e varfër dy-anëtarëshe banonte në një qytet. Gruaja prodhonte gjalpë, ndërsa burri e shiste atë në një nga
Mirësjellja - Edukata fetare

ISLAMI I NJË OFICERI AMERIKAN

Një dijetar i njohur si Dr. Muhamed Hasani thotë: U takova me një oficer amerikan që e udhëhiqte një shoqatë