RTV PENDIMI

Të ndryshme

ISRAJA DHE MI’RAXHI!

ISRAJA DHE MI’RAXHI!
———————–
Israja dhe Mi’raxhi janë mu’xhizja(mrekullija) më e madhe e Pejgamberit alejhi selam pas Kur’anit.
Në mesin e 124000 të dërguarve Allahu aze we xhel-le vetëm Muhammedin alejhi selam e ka bartur me burak prej tek Qabeja në Meke deri tek xhamia Aksa në Palëstinë për një kohë shumë të shkurtër.
Ky udhëtim quhet Isra. Pastaj e ka ngritur mbi 7 kat qiej kjo quhet Mi’raxh.
Tek xhamia Aksa në Palëstinë, e kanë pritur shpirtrat e të gjithë Pejgamberëve, me urdhër të Allahut Xhibrili a.s. e urdhëron Muhammedin alejhi selam që të dal imam i gjithë Pejgamberëve. Me këtë kuptohet se Xhamia Aksa i takon ummetit të Muhammedit alejhi selam.
Pas namazit në shoqërinë e Xhibrilit Allahu e ka ngritur Muhammedin a.s. mbi 7 kat qiej.
Nga atje Allahu i Lartëmadhëruar ja dhuron Pejgamberit dhe ummetit të tij 5 kohët e namazit.
Israja dhe Mi’raxhi duhet të përkujtohen si ndodhi madhështore e Pejgamberit alejhi selam.
Duhet t’ju përcillet fëmijëve dhe të rinjëve tanë.
Nata e Israsë dhe Mi’raxhit është e 27 natë e muajit Rexhep, siç është sonte.
Gjatë kësaj nate nuk ka ndonjë namaz të veçantë, as dita e Israsë dhe Mi’raxhit nuk dallohet me agjërim apo me ndonjë adhurim të veçantë, pasi vetë Pejgamberi alejhi selam nuk i ka dalluar.
Allahu e çliroftë Xhaminë Aksa nga duart e okupatorëve, dhe na mundësoftë të falim namaz në të!
Allahumme Amin ja Rabbel Alemin!

Shkruan hoxhë Dr. Zekerija Bajrami përcjellë Rtv Pendimi.

Të ngjajshme :

Të ndryshme

Sa xhami ka në botë?

Një kompani nga Xhideja, Saudi, në një raport të saj ka vlerësuar se në botë ka afër 3.6 milionë xhami,
Të ndryshme

“Me shami dhe shofere autobusi në Itali”, njihuni me Bukurien, shqiptaren nga Kavaja

Në një botë ideale, historia e Bukurie Voka, një 37-vjeçare shqiptare nga qyteti i vogël i Kavajës që ndodhet disa