Iran, pas dy vitesh falet namazi i xhumasë në Teheran

Iran, pas dy vitesh falet namazi i xhumasë në Teheran

Namazi i parë i xhumasë u mbajt në Teheran, kryeqyteti i Iranit, pas një pauze dyvjeçare për shkak të masave të marra për të frenuar përhapjen e llojit të ri të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas heqjes së ndalesës, të vendosur në shkurt të vitit 2020, namazi i parë i xhumasë u fal në kampusin e Universitetit të Teheranit.

Namazi i xhumasë është pezulluar për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve në përputhje me paralajmërimet e ministrit të Shëndetësisë dhe Qendrës për luftën kundër COVID-19.

Në Iran, 124.928 persona e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.