[There are no radio stations in the database]

Imami i Qabes viziton BFI-në: Takim historik me Reis ul-Ulema Shaqir Fetain

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis ul-Ulema Hafiz Shaqir Ef. Fetai, priti sot në një vizitë zyrtare Imamin e Mesxhidul-Haramit, i cili ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr. Faisal b. Ghazi Hifdhi.

Vizita u zhvillua në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore dhe me respekt të lartë institucional.

Gjatë pritjes, Reis ul-Ulema Fetai u shoqërua nga myftinjtë e BFI-së, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, kryetari i Kuvendit të BFI-së, si dhe drejtorët e sektorëve të Rijasetit.

Të dy palët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit, zgjerimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve fetare dhe shkëmbimin e përvojave në fushat e edukimit fetar, shërbimeve fetare dhe organizimit institucional.

Vizita e Imamit u vlerësua lart si një nder i veçantë dhe një moment me rëndësi historike, pasi shënon një rast të rrallë që një Imam i Qabes së Bekuar viziton vendin tonë dhe besimtarët tanë.

Në fund, si shenjë mirënjohjeje, të dy palët shkëmbyen dhurata.


[There are no radio stations in the database]