RTV PENDIMI

Lajme

Hoxhë Fatmir Latifaj kryen me sukses operacionin në zemër, tregon gjendjen e tij

Imami i xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj, ka njoftuar se e ka kaluar me sukses operacionin në zemër te cilin e bëri në një spital të Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se operimi ia ka eliminuar dy bllokada që pengonin elektricitetin e mirëfilltë të zemrës.

Hoxha ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Postimi i plotë:

Pas vështirësisë vjen lehtësimiTë dashurit e mi vëllezër dhe motra, me ndihmën e Allahut sot pas namazit të xhumasë iu nënshtrova një ndërhyrje kardiake që përmban në vete studim konstatim dhe intervenim në fushën elektrofiziologjike të zemrës, ku m’u eliminuan dy bllokada që pengonin elektricitetin e mirëfilltë të zemrës.Falë Zotit pastaj ndërhyrjes së mjekut dhe stafit të tij e kalova me sukses edhe këtë sprovë, ku pas disa ditëve të rehabilitimit do t’i kthehem Kosovës tonë të dashur.Qofshi të bekuar të gjithë ju që më kujtuat në lutjet tuaja, dhe ju që keni shprehur interesim për gjendjen time shëndetësore

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e