Hapet solemnisht objekti i ri i xhamisë Nur në Ternitz Austri

Me 16.9.2023 u bë hapja solemne e objektit të ri të xhamisë NUR në ambient të hapur pranë xhamisë ku me fytyra të buzëqeshura ishin tubuar anëtarët e xhamisë, burra, gra e fëmijë, për të pritur mysafirët special nga trojet shqiptare dhe diaspora si dhe nga insitucionet e vendit.

Programin e filloj me lexim të Kur’anit hfz Mahir Zeqiri . Më pastaj programin e hapi Moderatori Ensar Sinani .Kryetari i xhamisë NUR i cili ju dëshirojë mirëseradhje mysafirëve dhe falenderojë ata për pjesmarrje. Më tej ai foli rreth historikut të shoqatës dhe xhamisë NUR dhe falenderojë përzëmërsisht anëtarët e xhamisë dhe të gjithë ata që konntribuan për realizimin e këtij objekti.

Të pranishmit i përshendeti edhe kryetari i  Bashkisë së Qytetit të Ternitzit Rupert Dworak  i cili  theksoi se është shumë i kënaqur me hapjen e xhamisë dhe pret një bashkëpunim të mirë.

Pastaj fjalë përshëndetëse iu dha edhe  priftit të kishës katolike Mag. Mario Böhrer.

Fjalë përshëndetëse pati edhe Kryetari i BFI të Austrisë, Mag. Ümit Vural , më pastaj disa fjal i tha edhe  Kryetari i Komunitet Shqiptar të Austris Vahidin Beluli .

Fjalë përshëndetëse pati edhe  Drejtori për Diasporë pranë BFI Dr. Selver Xhemaili .

Fjalë përshëndetëse pati edhe  Drejtori të SHMI Medreseja IsaBeu – Shkup Dr. Islam Islami

Fjalë përshëndetëse pati edhe  Imami i xhamisë Nur Muhammedxhemil ef.Hoxha

Fjalë përshëndetëse pati edhe Kryetari i BFI të RMV-së Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Programi përfundojë me lexim nga Kur’ani dhe Dua .

Pas përfundimit të programit vazhdoi ceremonia e prerjës së shiritit, u vizituan hapësirat e objektit dhe më në fund u hap edhe byfeja. Pjesmrrësit kishin mundësinë të shijonin specialitete shqiptare nga llojet më të ndryshme.