[There are no radio stations in the database]

Gjendet një mjet shpërthyes në Prishtinë, Policia evakuon qytetarët – në terren edhe ekipet e FSK-së

Një mjet i dyshuar shpërthyes ka alarmuar mëngjesin e së enjtes autoritetet në Prishtinë, duke bërë që zona të sigurohet dhe qytetarët të evakuohen për arsye sigurie.

Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 09:00 në rrugën “Gucia”.

“Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin e rastit, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre.”, ka deklaruar Pllana.


[There are no radio stations in the database]