[There are no radio stations in the database]

Falë bujarisë suaj, ëndrra e Avniut u bë realitet – Vazhdoni të mbështesni këtë vepër të mirë!

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Me zemër plot mirënjohje dëshirojmë t’ju njoftojmë se falë bujarisë suaj të madhe janë tubuar 50,000 € për blerjen e banesës për vëllain dhe moderatorin tonë të dashur, Avniun.
Me ndihmën tuaj, banesa është tashmë e blerë, kontrata është nënshkruar dhe një ëndërr e kahershme për familjen e tij është bërë realitet.

Si pagesë e parë, ne kemi obligim të paguajmë 40,000 €, ndërsa pjesa tjetër e mbetur nga vlera totale prej 50,000 € duhet të paguhet deri në fund të muajit prill.
Banesa me mbi 115 m² është një strehë e merituar dhe e sigurt për familjen e Avniut – një vend ku ata mund të nisin një jetë më të qetë dhe më të sigurt.

Vëllezër e motra,
Fjalët nuk mund ta përshkruajnë mirënjohjen tonë për bujarinë dhe zemrat tuaja të mëdha. Ju falënderojmë nga zemra për çdo kontribut, çdo lutje dhe çdo mbështetje që keni dhënë deri më tani. Por me përulësi ju bëjmë thirrje që të vazhdoni të kontribuoni, në mënyrë që këtë vepër të madhe ta përmbyllim tërësisht dhe t’i japim familjes së Avniut sigurinë që e meriton.

Ashtu siç e gëzuat Avniun dhe familjen e tij,
Allahu ju gëzoftë juve me xhenet, ju shpërbleftë për çdo të mirë dhe ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]