
Ekzekutohen pagesat për veteranët dhe pensionet familjare
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat për disa kategori sociale.
Sipas njoftimit, pagesat përfshijnë veteranët e luftës, pensionet e përkohshme të Trepçës dhe pensionet familjare.
Në total, nga këto skema kanë përfituar dhjetëra mijëra qytetarë.
Ministria ka theksuar se procesi i pagesave është realizuar sipas listave zyrtare dhe procedurave në fuqi.