
Dije, garë dhe emocione, përfundon Kuizi i Ramazanit në Rtv-Pendimi
Sikurse është bërë zakon tashmë, Rtv-Pendimi përgjatë muajit të Ramazanit, sjell për dëgjuesit dhe shikuesit emisione të ndryshme, me karakter fetar, edukativ e arsimor. Në këtë frymë, organizohet edhe emisioni Kuizi i Ramazanit. Një garë e ngjeshur mes shumë kandidatëve, e që këtë vit numëroj më shumë se 60 pjesëmarrës, nga vende të ndryshme, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Europë, shtete Skandinave, e deri në Amerikën e largët.
Nën drejtimin e moderatores Imrane Zariqi, kuizi u bë një hapësirë kohore që pritej me padurim nga dëgjuesit. Pyetje të përzgjedhura për çdo edicion, sfiduan kandidatët pretendentë për shpërblimet e sponzorëve të këtij kuizi të sivjetmë.
E kështu ditë pas dite, erdhi dhe finalja e shumëpritur, që u mbajtë ditën e mërkurë.
Në mesin e shumë garuesve, shpërblime do të ndaheshin për pesë vendet e para. Pas një sfide përplot emocione mes garuesve, u arrit që të përcaktoheshin edhe 5 fituesit e kuizit.
Vendi i parë i takoj motrës nga Danimarka, me gjithsej 22 pikë të grumbulluara përgjatë emisioneve, dhe shpërblimi për këtë do të jetë një Umre e sponzorizuar nga Swiss Umra.
Fituese e vendit të dytë ishte motra nga Shkupi, Emine Mustafa, me gjithsej 21 pikë të fituara, dhe si shpërblim do të ketë një orë dore nga tufina.al.
Vendi i tretë, me shpërblim veshje për femra në vlerë prej 150 euro, që dhuron butiku Medina, i takoj garueses Elmedina.
Një motër tjetër, Sadet. B. ishte fituese e vendit të katërt, ku si shpërblim do të ketë një nivel të gjuhës arabe, të mundësuar nga Shkolla e Gjuhës Arabe, Fener.
Ndërsa nga pjesëmarrja e vëllezërve, në listën e fituesve arriti të renditej edhe Avziu nga Italia, ku si shpërblim do të ketë një seancë hixhameje.
Shpallja e fituesve u bë nga dy moderatoret e Rtv-Pendimi, Imrane Zariqi dhe Luljeta Beqiri.
Duke uruar fituesit dhe përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në garë, poashtu duke falënderuar dëgjuesit dhe shikuesit e Rtv-Pendmi, përbyllim këtë kuiz Ramazani, për vitin 2026, me shpresën për përfitim të dijes e vlerave të larta edukative e njerëzore. Poashtu, mbetemi me shpresën që Allahu të ketë pranuar çdo përpjekje tonën për të qenë robër sa më të devotshëm në rrugën e tij, e të na ketë falur për ndonjë lëshim të mundshëm, Amin!
Deri në emisionet e tjera, me respekt dhe mirënjohje,
Stafi i Rtv-Pendimi!