
DIJA DHE DIJETARËT NË TOKAT E SHAMIT
Shami përgjatë historisë vazhdoi të jetë feneri i dijes dhe dijetarëve. Çdoherë ishte tërheqës dhe joshës për dijetarët. Merrnin rrugë të gjata për ta vizituar e për të marrë dije, prej kohës së sahabëve e deri në ditët e sotme.
Ibn Hibani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shami është vendi i pejgamberëve e i lajmëtarëve të Allahut si dhe qendra e të devotshmëve dhe njerëzve të mirë.”[1]
Në Sham qëndruan dhe e vizituan një numër i madh i sahabëve. Disa prej tyre e vizituan para Çlirimit të Mekës, e disa të tjerë qëndruan në Sham, pasi u çlirua Meka.
Velid ibn Muslimi (Allahu e mëshiroftë!) tregon: “Në Sham qëndruan dhjetë mijë sahabë, të cilët me sytë e tyre e kanë parë Pejgamberin ﷺ”[2]
Shumë prej tabiinëve, veçmas kokat e tyre të dijes, morën dituri prej dijetarëve të Shamit.
– Prej sahabëve që qëndruan dhe e vizituan Shamin
Prej udhëheqësve dhe prijësve: Ebu Ubejde ibn Amir Xherahu, Halid ibn Velidi, Shurehbil ibn Hasene, Ijad ibn Ganmi Fihri, Shurehbil ibn Simt Kindi, Habib ibn Mesleme Fihri, Seid ibn Amir Xhumehiu, Fadale ibn Ubejd Ensariu, Muavi ibn Ebu Sufjani, themeluesi i shtetit emevit në Sham.
Këta të gjithë ishin prej prijësve që udhëhoqën vilajetin e Shamit dhe tokat e tij.
Prej sahabëve në përgjithësi: Bilal ibn Rebahu, Sad ibn Ubade, Ebu Malik Eshariu, Ebu Dherr Gifariu , Fadl ibn Abas ibn Abdulmutalibi, Auf ibn Malik Eshxhaiu, Theubani, shërbëtori i Pejgamberit ﷺ, Ebu Derdai, Shedad ibn Evsi, Vathile ibn Eskai, Irbad ibn Sarije, Ebu Umame Bahiliu, Temim Dari, Mikdam ibn Ma’di Keribi dhe shumë të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
– Prej dijetarëve gjatë brezave të ndryshëm
Ebu Muslim Haulani (vdiq më 62 h.): dijetar i fikhut, asket dhe adhurues i njohur, borziloku dhe i lexueshmi i Shamit. Ishte në mesin e më të dalluarve prej gjeneratës së tabiinëve. Për të thuhej: “I urti i këtij umeti.”
Abdurrahman ibn Ganmi Eshariu (vdiq më 78 h.): dijetar i fikhut në Sham dhe hoxha i Palestinës. Omeri h e dërgoi në Sham t’ua mësonte fenë banorëve të Shamit dhe prej tij morën dituri tabiinët e Shamit.
Ebu Idris Haulani (vdiq më 80 h.): dijetari i Shamit pas vdekjes së Ebu Derdait h. U angazhua gjykatës i Damaskut në kohën e Abdulmelik ibn Mervanit. Njohës i mirë i fesë.
Kabisa ibn Dhuejibi (vdiq më 86 h.): imam i madh dhe alamet hoxhë. Imam Zuhriu (Allahu e mëshiroftë!) për të thoshte: “Kabisa ibn Dhuejibi ishte prej dijetarëve të këtij umeti.”[3]
Bilal ibn Ebu Derda Ensariu (vdiq më 93 h.): gjykatës në Damask. Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) për të tha: “Bilali ishte emiri i Shamit.”[4]
Omer ibn Abdulazizi (vdiq më 101 h.): emiri i myslimanëve, imami i drejtë, dijetari punëtor, asketi dhe adhuruesi i dalluar. Besatimin për t’u bërë kalif e mori në Xhaminë e Damaskut. Në kohën e tij Shami ishte feneri i dijes, arsimit dhe ngritjes shkencore.
Bilal ibn Sad Sekuni (vdiq më 110 h.): dijetar, edukator dhe këshillues i njohur, hoxhë dhe lexues i Kuranit në Damask. Për banorët e Damaskut ishte si Hasan Basriu (Allahu e mëshiroftë!) për banorët e Irakut. Imam Evzaiu (Allahu e mëshiroftë!) thoshte: “Nuk kam dëgjuar këshillues më të mirë se Bilal ibn Sadin.”[5]
Rexha ibn Hajvete (vdiq më 112 h.): ndër tabiinët më të dalluar në fushën e dijes dhe fikhut, hoxha i Damaskut, burrështetasi i madh i shtetit emevit. Transmetoi hadithe prej Muavi ibn Ebu Sufjanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe Sudaj ibn Axhlanit, i njohur si Ebu Umame Bahiliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Mekhul Shami (vdiq më 113 h.): imami i Shamit dhe ndër më të dijshmit e kohës së tij. Nuk kishte më mendjemprehtë për dhënien e fetvave se ai. Ishte hoxha i imam Evzaiut (Allahu e mëshiroftë!).
Seid ibn Abdulazizi (Allahu e mëshiroftë!) për Mekhulin thoshte: “Ishte më i dijshmi i Shamit dhe ishte më i dijshëm se imam Zuhriu (Allahu e mëshiroftë!).”
Ndërkaq, imam Zuhriu (Allahu e mëshiroftë!) për të thoshte: “Dijetarët janë katër në numër: Seid ibn Musejibi në Medinë… dhe Mekhuli në Sham.”[6]
Abdullah ibn Amir Jahsabi (vdiq më 113 h.): imami i Shamit në leximin e Kuranit dhe një prej shtatë lexuesve të dalluar.
Sulejman ibn Musa Eshdaku (vdiq më 119 h.): imam i madh në fikh dhe myftiu i Damaskut. Seid ibn Abdulazizi (Allahu e mëshiroftë!) për të thoshte: “Ishte më i dituri në Sham pas Mekhulit. Sikur të më pyesnin se cili është më i dituri në Sham, do të thosha se është Sulejman ibn Musa Eshdaku.”[7]
Abdurrahman ibn Amër Euzaiu (vdiq më 157 h.): hoxha i madh, alamet dijetari dhe imami i Shamit në fikh dhe asketizëm. Tregohet se u është përgjigjur shtatëdhjetë mijë çështjeve. Myslimanët e Shamit punuan sipas medhehbit të tij diku dyqind vjet.
Seid ibn Abdulaziz Tenuhi Dimeshkiu (vdiq më 167 h.): dijetari i Damaskut në fikh dhe myftiu i tij pas imam Evzaiut (Allahu e mëshiroftë!). Për të Hakimi (Allahu e mëshiroftë!) thoshte: “Në lëmin e fikhut ishte sikur imam Maliku për banorët e Hixhazit.”[8]
Ebu Is’hak Fazariu (vdiq më 186 h.): imam, hafëz dhe luftëtar i dalluar. Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) thoshte: “Në histori nuk ka libër më të mirë se libri i Ebu Is’hakut.”
Ebu Hatimi (Allahu e mëshiroftë!) thoshte: “Dijetarët janë të një mendimi se Ebu Is’hak Fazariu llogaritet nga imamët prej të cilëve merret dija.”[9]
Velid ibn Muslim Dimeshkiu (vdiq më 195 h.): imam, hafëz dhe dijetar i Damaskut në kohën e vet. Dallohej me kuptimin e dijes dhe nxënien përmendsh të haditheve. Dijetari Ahmed ibn Hanbeli (Allahu e mëshiroftë!) thoshte: “Nuk kam takuar në mesin e banorëve të Shamit më të mençur se Velid ibn Muslimin.”[10]
Ebu Sulejman Daraniu (vdiq më 205 h.): dijetar dhe asket i dalluar.
Abdullah ibn Dhekvani (vdiq më 242 h.): lexues i njohur i Kuranit në Damask, imam i Xhamisë Emevite. Ebu Zura Dimeshkiu (Allahu e mëshiroftë!) thoshte: “Mendoj se, për mua, në kohën e Abdullah ibn Dhekvanit nuk kishte lexues më të mirë as në Irak e as në Hixhaz, as në Sham e as në Egjipt, madje as në Horasan.”[11]
Hisham ibn Amari (vdiq më 245 h.): hoxha, hatibi, lexuesi i Kuranit, dijetari i hadithit dhe myftiu i Damaskut. Ishte njëri prej hoxhallarëve të imam Buhariut, Ebu Davudit dhe Nesaiut, e të tjerëve.
Duhejm Abdurrahman ibn Ibrahim Dimeshkiu (vdiq më 245 h.): gjykatës, imam në fe, dijetar i fikhut, hafëz, dijetar i hadithit në Sham dhe kadiu i qytetit Taberije.
Ebu Zura Dimeshkiu (vdiq më 280 h.): imam dhe hafëz, dijetar i hadithit në Sham, autor i librit të historisë dhe jetëshkrimit të transmetuesve të haditheve.
Ebu Abduleala ibn Mus’hir Gasaniu (vdiq më 218 h.): hoxha i Shamit, dijetari i shkencave të hadithit, betejave dhe gjenealogjisë. Jahja ibn Meini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Prej ditës kur dola prej Bagdadit dhe më vonë u ktheva sërish, nuk kam parë sikur Ebu Mus’hiri.”[12]
Muhamed ibn Auf Taij Humsiu (vdiq më 272 h.): dijetar i hadithit në Sham. Imam Ahmed ibn Hanbeli (Allahu e mëshiroftë!) thoshte: “Qe dyzet vjet në Sham nuk ka pasur dijetar si Muhamed ibn Aufi.”[13]
Ebu Kasim Taberaniu (vdiq më 360 h.): imam, hafëz, kërkues i dijes nëpër tokat islame, dijetar i shkencës së hadithit, autori i tre librave të njohur të hadithit “El Mu’xhem”.
Abdullah ibn Atije Dimeshkiu (vdiq më 383 h.): lexues i njohur i Kuranit dhe komentues i Kuranit. Thuhej se i dinte përmendsh pesëdhjetë mijë vargje poetike për t’u argumentuar me to rreth kuptimeve të Kuranit dhe gjuhës arabe.
Nasr ibn Ibrahim Makdisi (vdiq më 490 h.): imami dhe hoxha i medhehbit shafi në Sham në kohën e tij.
Muhamed ibn Tahir ibn Kajsarani Makdisiu (vdiq më 507 h.): imam dhe hafëz i njohur, historian dhe kërkues i diturisë, autor i librit “Etrafu el Garaibi vel Efrad” dhe “Etraf el Kutub es Sitte”, e shumë të tjerë.
Ebu Kasim ibn Asakiri (vdiq më 571 h.): dijetari i Shamit në shkencën e hadithit dhe historisë, autori i librit “Tarih Dimeshk”.
Abdulganij Makdisiu (vdiq më 600 h.): imam dhe hafëz i dalluar, autor i librit “Umdetu el Ehkam” dhe “El Kemal fi Esma er Rixhal”.
Ibn Kudame Makdisi (vdiq më 620 h.): imam dhe dijetar i fikhut, muxhtehid dhe dijetar i madh i medhehbit hanbeli në kohën e vet, autor i enciklopedisë në fikh “El Mugni”.
Jakut ibn Abdullah Makdisi (vdiq më 626 h.): dijetar dhe historian, gjuhëtar dhe poet, autor i librit “Mu’xhem el Buldan ” dhe “Mu’xhem el Udeba”.
Ibn Ebu Demi (vdiq më 642 h.): imam dhe historian, prej dijetarëve shafitë. Gjykatës në Hama. Lindi dhe vdiq në Hama, mori dije në Bagdad e në vende të tjera, autor i librit “Etika e gjykatësit”.
Dijaudin Makdisiu (vdiq më 643 h.): imam, hafëz i Kuranit dhe njohës i mirë i haditheve. Autor i librit “Ehadith el Muhtare”. Ndërtoi në Damask Medresenë “Darul Hadith Ed Dajaije el Muhamedije” dhe gjithë librat e tij i la vakëf në këtë medrese.
Ibn Salahu (vdiq më 643 h.): imam, dijetar i fikhut dhe hadithit. U angazhua me mësimdhënie në Medresenë “Salahije” në Bejtul Makdis, e më pas në “Darul Hadith” në Damask.
Ebu Berekat Mexhdudin ibn Tejmija (vdiq më 652 h.): gjyshi i dijetarit të madh, Ibn Tejmijes. Imam, dijetar në shkencat e fikhut, hadithit dhe tefsirit. Autor i librit “El Munteka min ehadithil ehkam” dhe “El Muharer”.
Alemudin Sahavi Dimeshkiu (vdiq më 657 h.): hoxha i lexuesve të Kuranit, imam në gjuhën arabe, njohës i mirë i gjuhës, dijetar i fikhut dhe myfti, dallohej në shkencën e tefsirit.
El Iz ibn Abduselami (vdiq më 660 h.): imam në shkencën e fikhut. Njohës i mirë i shkencave të tefsirit, fikhut dhe usulit derisa e arriti gradën e muxhtehidit. Shkroi libra të dobishëm, prej të cilëve: “El Kavaid el Kubra dhe es Sugra”.
Ibn Adimi (vdiq më 660 h.): historian i njohur, udhëheqës i Shamit, autor i librit “Bug’jetu et Talebi fi tarih Halebi”, dhe versioni i shkurtuar i tij “Zubdetul Halebi fi tarih Halebi”.
Ebu Shame Makdisiu (vdiq më 665 h.): historian, dijetar në shkencën e hadithit dhe fikhut, muxhtehid, autor i librit “Reudetejni fi ahbar devletejni: nurije e Salahije” dhe i librit “El Baith ala inkar el bidai vel hevadithi”.
Imam Neveviu (Jahja ibn Sheref Neveviu) (vdiq më 676 h.): imam, dijetar i fikhut, muxhtehid i dalluar, asket i madh, autor i shumë librave, ku ndër më të njohurit: “El Mexhmua”, “Rijadu Salihin”, “El Edhkar”.
Ibn Halikani (vdiq më 681 h.): historian, dijetar i fikhut, autor i librit “Vefejat el Eajan”.
Ibn Buhari Makdisiu (vdiq më 690 h.): dijetar i hadithit dhe bartës i thellë i dijes. Ibn Tejmija (Allahu e mëshiroftë!) thoshte: “Gjoksi më zgjerohet kur mes meje dhe Pejgamberit ﷺ e fus në hadith Ibn Buhariun.”[14]
Shemsudin Bali (vdiq më 709 h.): imam, dijetar i fikhut hanbeli, dijetar i hadithit dhe i gjuhës arabe, autor i librit “El Mutliu ala ebvab el Mukni”, ku i sqaron fjalët e panjohura që i përdorin dijetarët e medhehbit hanbeli në kuptimin e medhehbit. Lindi dhe u rrit në Balebek. Më vonë jetoi në Damask dhe vdiq në Kajro.
Ibn Tejmija (vdiq më 728 h.): shejhulislami, imami, muxhtehidi, dijetar i fikhut dhe i tefsirit, shëmbëlltyrë për t’u ndjekur në dije dhe devotshmëri.
Ebu el Fida Ismail ibn Ali (vdiq më 732 h.): historian dhe gjeograf i njohur, autor i librit “Muhtesar fi ahbar el besher”, i njohur si “Tarih Ebu el Fida”.
Bedrudin ibn Xhema’ (vdiq më 733 h.): dijetar i fikhut dhe hadithit, gjykatës, autor i librit të njohur “Tedhkiretu Samiu vel Mutekelim fi adabil Alimi vel Mutealimi” dhe i librit “El Menhelu er Revij fi Muhtesar Ulumil Hadith en Nebevij”. U angazhua si ligjërues në Kuds e gjykatës në Egjipt dhe Sham. Ishte gjykatës i dalluar, fetar i mirë, adhurues i denjë dhe asket.
Alemudin Berzaliu (vdiq më 739 h.): historian i Shamit, hafëz dhe dijetar i hadithit.
Ebu Haxhaxh El Mizij (vdiq më 742 h.): imam, hafëz dhe dijetar i hadithit, autor i librit “Tehdhibu el Kemal”.
Ibn Abdulhadi (vdiq më 744 h.): imam dhe dijetar i hadithit, dijetar i medhehbit hanbeli, autor i librit “El Muharer” dhe i librit “El Ukud ed Durije”.
Shemsudin Dhehebiu (vdiq më 748 h.): imam, autor i librit “Sijeru Ealamu en Nubela” dhe “Tarihul Islam”.
Semin el Halebij (vdiq më 756 h.): imam, dijetar i tefsirit, gjuhëtar, dijetar i medhehbit shafit. Banor i Halebit, më vonë e mori për vendbanim Kajron, autor i librit “Ed Duru el Mesun min ulumi kitabil meknun”, që e trajton temën e analizave gramatikore të Kuranit.
Tekijudin Subkij (vdiq më 756 h.): dijetar shafit, njohës i mirë i fikhut dhe usuli fikhut, gjuhëtar, hafëz dhe lexues i njohur i Kuranit.
Ibn Muflihu (vdiq më 763 h.): imam, dijetar i njohur i fikhut, autor i librave “El Furu” dhe “El Adab esh Sher’ije”.
Ibn Kajimi (vdiq më 751 h.): imam, hafëz, dijetar i fikhut, muxhtehid, autori i shumë librave, ndër të cilët: “Zadul Mead”, “Ialam el Muvekiin”, “Medarixhus Salikin”.
Ebu Seid Salahudin Kejkeledij (vdiq më 761 h.): dijetar i njohur i fikhut dhe usulit, i dalluar në shkencën e haditheve dhe njohjen e transmetuesve të haditheve. Prej librave të tij “El Mexhmua el Mudhhib fi Kavaid el Medhheb” dhe “Telkihu el Fuhumi fi sijagi el umumi”.
Salahudin Safedij vdiq më 764 h.): poet dhe historian, autor i librit “El Vafij el Vefajat”.
Ibn Kethiri (vdiq më 764 h.): imam, dijetar i shkencës së tefsirit dhe fikhut, historian, autor i “Tefsir Ibn Kethir”, “El Bidaje ve en Nihaje” etj.
Muhamed ibn Shakir Kutubi (vdiq më 764 h.): historian, autor i librit “Fevat el Vefajat”.
Ibn Rexheb el Hanbelij (vdiq më 795 h.): imam, dijetar i hadithit dhe fikhut, autor i librave “Xhamiu el Ulumi vel Hikemi”, “Sherh Ilel et Tirmidhij”, e shumë librave të tjerë të dobishëm.
Ibn Xhezeriu (vdiq më 833 h.): hoxha i lexuesve të Kuranit në kohën e tij, autor i librave: “En Neshru fil Kiraat el Asher”, “El Mukadime el Xhezerije” etj. Në Damask e themeloi shkollën e vet, të cilën e emërtoi “Darul Kuran”.
Ibn Lehham el Bali (vdiq më 803 h.): dijetar i shkencës së fikhut, autor i librave: “El Ahbar el Ilmije fi Ihtijarat shejh Tekijudin Ibn Tejmije”, “El Muhtesar fi usuli Fikh”, “El Kavaid”. Lindi në qytetin Balebek.
El Burhan el Halebi (vdiq më 841 h.): dijetar i njohur i hadithit, prej dijetarëve të mëdhenj të medhehbit shafit, hoxha i qytetit Alepo, autor i librit “El Igtibat bi men rumije min er ruvati bi ihtilat”.
Burhanudin Bikaiu (vdiq më 885 h.): autor i librit të tefsirit “Nudhum ed Durer fi tenasub el ajeti ve es suveri”. Prejardhjen e kishte prej vendit Bikaa në Liban.
Ebu Hasen Merdaviu (vdiq më 885 h.): imam, merrej me çështjen e fetvave dhe mësimdhënien e Kuranit në Damask e Egjipt. Prej librave të tij është “El Insaf fi marifeti er raxhih minel hilaf”, e shumë të tjerë. Ishte dijetar i përpiktë, njohës i shumë i fushave të shkencave fetare, autor i shumë librave që sqaronin të vërtetën, i devotshëm dhe asket.
Nexhmudin Gaziu (vdiq më 1061 h.): historian, dijetar i shkencës së hadithit dhe fikhut, autor i librit “El Kevakib es Saira fi teraxhum Eajan el miatu el ashere”.
Ibn Imadi (vdiq më 1087 h.): historian, dijetar i fikhut, autor i librit “Shedherat edh Dheheb fi ahbar men dheheb”.
Abdulkadir Teglibi (vdiq më 1135 h.): dijetar i madh i medhehbit hanbeli, autor i librit “Nejlu Mearib sherh Delilu et Talib”.
Mustafa Ruhejbani (vdiq më 1243 h.): dijetar në fikh i medhehbit hanbeli, autor i librit “Metalibu Uli en Nuha fi sherh gajetu el Munteha”.
Ibn Abidin el Hanefiu (vdiq më 1252 h.): dijetar i njohur i fikhut në tokat e Shamit, imam në medhhebin hanefi në kohën e vet. Lindi dhe ndërroi jetë në Damask. Një prej librave të njohur të tij është “Reddu el Muhtar ala ed Dur el Muhtar”.
Hamid el Attari (vdiq më 1263 h.): dijetar i hadithit dhe tefsirit.
Tahir Xhezairi (vdiq më 1268 h.): dijetar i fikhut dhe hadithit, myfti.
Abduselam Shatiu (vdiq më 1295 h.): imam i hanbelinjve në Xhaminë Emevite në Damask.
– Edhe përgjatë shekullit katërmbëdhjetë hixhri u dalluan dijetarë të njohur, prej të cilëve:
Selim el Attari (vdiq më 1307 h.): dijetar në fikh dhe hadith.
Xhemaludin Kasimi (vdiq më 1332 h.): alamet hoxha i Shamit.
Abdulkadir ibn Bedran Dumi (vdiq më 1346 h.): dijetar i fikhut hanbeli.
Bedrudin el Haseni (vdiq më 1354 h.): dijetar i madh në hadith.
Muhamed Rashid Rida (vdiq më 1354 h.): themelues i revistës së njohur “El Minar”.
Mustafa Galajini (vdiq më 1364 h.): poet, gjuhëtar i njohur.
Muhamed Ragib Tabahu (vdiq më 1370 h.): historian i Alepos.
Muhamed Kurd Aliu (vdiq më 1372 h.): themelues i Institutit Shkencor Arab në Damask.
Muhibudin Hatibi (vdiq më 1389 h.): pronar i Bibliotekës Selefite në Kajro.
Hajrudin Zirikliu (vdiq më 1396 h.): autor i librit “El Alam”.
Ahmed Zerka (vdiq më 1357 h.): dijetar i fikhut dhe usulit.
Muhamed Ali Dikri (vdiq më 1362 h.).
Mustafa Sibai (vdiq më 1384 h.).
Muhamed Mahmud Hamidi (vdiq më 1389 h.).
Muhamed Behxhet Bejtari (vdiq më 1396 h.): gjuhëtar dhe thirrës i njohur.
Muhamed Emin Misriu (vdiq më 1397 h.): dijetar i njohur.
Hasen Habeneke Mejdaniu (vdiq më 1398 h.): edukator dhe hoxhë i njohur.
Ali Tantavi (vdiq më 1420 h.): letrar dhe dijetar i njohur.
Mustafa ibn Ahmed Zerkai (vdiq më 1420 h.).
Muhamed Nasirudin Albani (vdiq më 1420 h.): dijetar i Shamit në hadith.
Abdulganij Dikri (vdiq më 1423 h.).
Abdulkadër Arnauti (vdiq më 1429 h.): dijetar i njohur.
Mustafa Seid Hani (vdiq më 1429 h.).
Muhamed Sulejman Eshkari (vdiq më 1430 h.).
Abdurrahman Bani (vdiq më 1432 h.).
Omer Sulejman Eshkari (vdiq më 1433 h.).
E shumë dijetarë të tjerë. Pra, Shami është tokë e dijes dhe dijetarëve në çdo kohë dhe shekull. Nuk dihet të ketë kaluar një kohë ose shekull pa dijetarë dhe hoxhallarë qëkurse myslimanët e çliruan Damaskun. Dija e tyre u përhap në çdo cep të botës islame dhe myslimanët vazhdojnë të marrin prej dijes së tyre derisa të ndodhë Kiameti.
O Allah, ktheja Shamit krenarinë dhe namin e tij, forcoji banorët e tij dhe bëje minare të dijes e dijetarëve, ashtu siç ishte e njihej më herët!
Muhamed el Munexhidi
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
(Pjesë nga libri: LUM PËR SHAMIN! – i përkthyer në gjuhën shqipe)
[1] “Meshahir Ulema el Emsar” (1/84).
[2] “Tarih Dimeshk”, Ibn Asakiri (1/327).
[3] “Sijer Ealam En Nubela” (4/282).
[4] “Sijer Ealam En Nubela” (4/285).
[5] “Sijer Ealam En Nubela” (5/90).
[6] “Tarih Dimeshk” (60/197), “Sijer Ealam En Nubela” (5/155).
[7] “Sijer Ealam En Nubela” (5/433).
[8] “Tarih Dimeshk” (21/193), “Tedhkiretu Hufadh” (1/161).
[9] “Sijer Ealam En Nubela” (8/539).
[10] “Tedhkiretu Hufadh” (1/221), “Sijer Ealam En Nubela” (9/211).
[11] “Marifetu el Kura el Kibar” (1/199).
[12] “Tedhkiretu Hufadh” (1/279), “Sijer Ealam En Nubela” (10/228).
[13] “Tedhkiretu Hufadh” (2/121), “Sijer Ealam En Nubela” (12/613).
[14] “Shedherat edh Dheheb”, Ibn Imadi (5/414), “El Ealam” (4/257).