Dhurohen gjashtë ari truall për Këshillin e BI-së së Kamenicës

Dhurohen gjashtë ari truall për Këshillin e BI-së së Kamenicës

Sot, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, Ferid ef. Dërmaku, ka pranuar një truall prej 6 ari vakëf për nevojat e këtij Këshilli.
Kjo traditë e mirë e lënies së tokës vakëf për nevojat e Bashkësisë Islame është vazhduar edhe nga Vehbi Matoshi, i cili dhuroi vakëf 6 ari tokë në vlerën e 25.000 eurove.

Me këtë rast, kryetari i KBI-së në Kamenicë, Ferid ef.Dërmaku, falënderoi donatorin, duke lutur Allahun xh.sh., që kjo vepër e tij të pranohet si sadaka rrjedhëse për këtë familje.

Shembujt e personave që po lënë tokën vakëf dita-ditës janë duke u shtuar, për çka Bashkësia Islame është tejet mirënjohëse dhe falënderuese.
Lusim Allahun e Madhëruar që Vehbi Matoshin dhe gjithë bamirësit t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pafundme!