[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 55

Türkiye ka dërguar rreth 40.000 tonë ndihma humanitare në Gaza, me plane për të dërguar anijen e nëntë të ndihmës humanitare me 3.000 tonë ndihma menjëherë pas Fitër Bajramit. Sipas të dhënave të përpiluara nga korrespondenti i Anadolus, Türkiye, një nga vendet kryesore që ofron ndihmë për Rripin e Gazës në mes të sulmeve të […]

Republika e Kosovës nga sot fillon me procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave që do të zgjasë deri më 17 maj të këtij viti, raporton Anadolu. Gjatë kësaj periudhe mijëra regjistrues të përfshirë në këtë proces do të vizitojnë familjet kosovare në të gjitha komunat e Kosovës, ku për herë të parë […]

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në mesazhin e saj për 75-vjetorin e NATO-s bëri thirrje për të theksuar angazhimin ndaj solidaritetit transatlantik, transmeton Anadolu. Përpara Takimit të parë të vitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, nga llogaria e saj X, Von der Leyen ndau mesazh me rastin e […]

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjenerali Özkan Ulutaş është takuar me personelin e KFOR-it nga Kontigjenti Turk të caktuar në Batalionin Rezervë Operacional përgjatë vijës kufitare administrative, transmeton Anadolu. Siç njofton KFOR-i, njësitë e Batalionit Rezervë Operacional kryejnë patrulla të rregullta të montuara dhe të çmontuara në zonë për të garantuar lirinë […]

Sipas një raporti nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), ankesat kundër muslimanëve arritën një rekord kulmor në SHBA në vitin 2023, transmeton Anadolu. Grupi i të drejtave civile muslimane tha se mori 8.016 ankesa në mbarë vendin vitin e kaluar, duke shënuar numrin më të lartë që ka regjistruar grupi në historinë e tij 30-vjeçare. […]

Shqipëria shënon këtë prill 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërkohë vendi vazhdon procesin e modernizimit të forcave të armatosura, si dhe ndërveprimin dhe bashkëpunimin me Aleancën, raporton Anadolu. Shqipëria gjatë regjimit komunist ishte pjesë e Traktatit të Varshavës, ku ishte anëtarësuar që në vitin 1955, ndërsa u largua nga ky bllok në vitin 1968. Pas […]

Dy çiklistë nga Ballkani kanë nisur sot udhëtimin sfidues “Skopje to Mekkah 2024”, nga Shkupi në Mekë me biçikletë, duke synuar të përmbushin kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, raporton Anadolu. Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Qamuran Hirda nga Shkupi dhe 60-vjeçarin Adem Aljiq nga Graçanica, Bosnje e Hercegovinë. Hirda, një alpinist dhe çiklist, shprehet se […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e adresimit të krimeve të luftës në Kosovë duhet të trajtohet me urgjencë pasi dëshmitarët e luftës po plaken dhe po vdesin, raporton Anadolu. Kurti në fjalën e tij hyrëse të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se për krimet e Serbisë në Kosovë dëshmitarët janë […]

Mbi 90 nxënës të shkollës “ Mihal Grameno” në Fushë Kosovë i kanë braktisur bankat shkollore për të udhëtuar në vendet evropiane. Gjermania, Franca e Finlanda, janë vende në të cilat kanë shkuar këta fëmijë. E kjo sipas drejtorit e mësuese po është e dhimbshme për sistemin e arsimit në vend. Që në fillimet e […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar për të bërë iftar me përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke dhe qytetarë të pranishëm në Çadrën e Iftarit te Pallati i Rinisë në Prishtinë, transmeton Anadolu. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë iftar mori pjesë edhe ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, […]


[There are no radio stations in the database]