[There are no radio stations in the database]

BIK njofton: Fitër Bajrami të premten, më 20 mars 2026

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe opinionin e gjerë se muaji i bekuar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026, ndërsa dita e parë e festës së Fitër Bajramit do të jetë të premten, më 20 mars 2026.

Manifestimi qendror i kësaj feste të madhe islame në Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku edhe do të zhvillohen aktivitetet kryesore fetare.

Sipas programit të paraparë, ceremonia fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut. Pas këtij namazi, besimtarët do të kenë mundësi të ndjekin një ligjëratë tematike kushtuar Fitër Bajramit, e cila do të mbahet nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:18, ndërsa do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e kësaj dite të shenjtë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet besimtarëve me mesazhin e festës.

Me rastin e Fitër Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke ndjekur traditën, do të organizojë pritje urimi në selinë e saj më 20 mars 2026, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Në përfundim të njoftimit, Kryesia e BIK-ut ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve, duke lutur Zotin që të jenë pranuar agjërimi, lutjet dhe të gjitha ibadetet e kryera gjatë muajit të Ramazanit.

Me fat Fitër Bajrami!


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]