RTV PENDIMI

Shkenca dhe teknologjia

Avioni i parë luftarak pa pilot i Türkiye-s “Bayraktar Kızılelma” teston shkëputjen nga toka

Bayraktar Kızılelma, avioni i parë luftarak pa pilot i Türkiye-s i zhvilluar nga kompania Baykar me burimet e saj në mënyrë kombëtare dhe unike ngriti rrotat në testimin për ngritjen nga toka, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Bordit drejtues dhe liderit të teknologjisë të kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar në një postim nga llogaria e tij në Twitter ndau një video nga testi i Bayraktar Kızılelma për ngritjen e rrotave nga toka. “Po e mbajmë me zor. Bayraktar KIZILELMA ngriti rrotat në testin e shkëputjes nga toka. Shpresoj që ka mbetur pak”.

Në një postim drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar tha: “Kemi kaluar një prag tjetër kritik! Avioni luftarak pa pilot Bayraktar KIZILELMA që kemi zhvilluar 100 për qind me kapitalin e Baykar në mënyrë kombëtare dhe unike, do të jetë një pikë kthese për historinë tonë të aviacionit”.

Të ngjajshme :

Shkenca dhe teknologjia

Këta telefona e mbajnë baterinë më së gjati

Ueb faqja e njohur për teknologji Tom’s Guide ka publikuar një listë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të
Shkenca dhe teknologjia

Prodhuesit e automobilave Fiat Chrysler dhe PSA kompletojnë bashkimin

Fiat Chrysler (FCA) dhe grupi francez PSA kanë përfunduar bashkimin e tyre për të krijuar Stellantis, thuhet në një njoftim