[There are no radio stations in the database]

Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar që thuhet se u gjet duke kontrabanduar mallra në vlerë mbi 5 mijë euro. 

I dyshuari është ndaluar dhe arrestuar me mallra në fshatin Hodonovc të Kamenicës dhe dyshohet se më një traktor ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.  

“Pas përcjelljes së vazhdueshme, traktori është ndaluar në fshatin Hodonovc, ku në cilësi të të dyshuarit është intervistuar vozitësi i mjetit, personi L.H (1968). Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara, konkretisht pjesë për mjete bujqësore-traktorë në vlerën mbi 5 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Policicë. 

Të gjitha veprimet thuhet se janë ndërmarrë në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent. 

Rasti thuhet se është duke u trajtuar dhe hetuar edhe më tej nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare.


[There are no radio stations in the database]