[There are no radio stations in the database]

Ambasadorja e Libanit thotë se takimi me SHBA-në dhe Izraelin ishte ‘produktiv’

Ambasadorja e Libanit në Shtetet e Bashkuara, Nada Hamadeh Moawad, i ka cilësuar si “produktive” bisedimet paraprake me SHBA-në dhe Izraelin.

Në një deklaratë, ajo ka thënë se ka bërë thirrje për “nevojën urgjente për zbatimin e plotë” të marrëveshjes së ndërprerjes së armiqësive të nëntorit 2024, raporton BBC.

Kjo marrëveshje ishte arritur pas 13 muajsh luftimesh mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke i dhënë grupit të mbështetur nga Irani 60 ditë për t’i dhënë fund pranisë së tij të armatosur në jug të Libanit.

Moawad shton se ajo ka bërë thirrje edhe për armëpushim dhe për kthimin e personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

Ajo thotë se ka theksuar “sovranitetin e plotë të Libanit mbi të gjitha tokat libaneze” dhe ka kërkuar masa për lehtësimin e “krizës së rëndë humanitare” të shkaktuar nga konflikti.

Data dhe vendi i bisedimeve të mëtejshme do të njoftohen më vonë, përfundon ajo.


[There are no radio stations in the database]