[There are no radio stations in the database]

Aktori Dardan Gashi thotë se një person i ofendoi bashkëshorten në baza fetare

Aktori Dardan Gashi ka dencoaur një rast në publik ku për ofendime ndaj bashkëshortes së tij në baza fetare.

Ai ka thënë se gruaja e tij e cila ishte bashkë me dy fëmijët është ofenduar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas djali i tyre 9- vjeçar gjatë ecjes kishte prekur në këmbë një person të moshës rreth 30 vjeç i cili më pas kishte filluar ofendimet.

Postimi i plotë i Gashit:

Sot djali im 9-vjeçar pati programin shkollor për 28 Nëntorin. I veshur me pantallona të zinjë dhe me bluzën me shqiponjën dykrenare në gjoks, ai shkëlqeu në skenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës duke kënduar “Mora fjalë”. Na emocionuan të gjithëve – mua, bashkëshorten dhe fëmijët.

Pas programit, bashkëshortja mori fëmijët dhe shkoi te takohej me motrën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nili, i emocionuar e i gëzuar, duke ecur në shesh preku lehtë këmbën e një djali rreth të 30-ave. Një prekje e pafajshme e një fëmije 9-vjeçar, i shoqëruar me nënën e tij të mbuluar… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime ndaj një nënë me dy fëmijë të vegjël.

E shau, e ofendoi në mënyrën më banale. Dhe kur pa që po injorohej, ai vazhdoi me fyerje që s’kanë vend në asnjë shoqëri: “Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit.”

I befasuar dhe i tronditur, Nili mori telefonin e nënës dhe më thirri për të treguar çfarë kishte ndodhur.

Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria, as kush nuk e kishte njohur “ashtu”. I mbushur me mllef vendosa të shprehem publikisht.

Ky tip është produkt i narrativave të atyre gerrgjylave të moshuar të “Lëvizjes së Deçanit” dhe pseudo-profesorëve si Blerim Latifi, që ushqejnë kokat bosh me urrejtje ndaj muslimanëve. Por duhet ta kuptojnë një gjë: çdo mllef ka një kufi. E kur shperthen, le ta dinë këta islamofobë që, vallahi, në damarët tanë qarkullon gjaku i Shaban Polluzhës e Azem Galicës.

Një betim po ua bëj: nuk kam krenari më të madhe sesa me e mbrojt nderin dhe familjen time, me çdo çmim


[There are no radio stations in the database]