[There are no radio stations in the database]

Aksion i madh antidrogë në Prizren: bastisen dy shtëpi – zbulohet rreth 1 kilogram marihuanë e fshehur

Një operacion i zgjeruar antidrogë është zhvilluar në Prizren, ku policia ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për narkotikë.

Ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2026 rreth orës 22:40 në rrugën “Ymredin Çengaj”.

Siç mëson ekskluzivisht , hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një informacioni operativ dhe me pëlqimin e prokurorit kujdestar, kanë kryer bastisje në shtëpinë e A. B., ku ndodhej edhe K.K. Më pas, kontrolli është zgjeruar edhe në shtëpinë e K. K në rrugën “Xhevat Berisha”.

Gjatë bastisjeve në këto dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar:

* 0.91 gram kokainë,

* 0.28 gram fara kanabisi,

* 8.48 gram marihuanë në doza,

* një peshore elektronike,

* si dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për paketim.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Prizren, ku janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Burimet bëjnë të ditur se njëri nga të dyshuarit, A.B, kishte edhe një urdhër-arrest aktiv nga një rast i mëhershëm.

Operacioni nuk ka përfunduar me kaq.

Sipas zhvillimeve të fundit që mëson Sinjali, më 20 prill 2026 rreth orës 11:00, hetuesit kanë pranuar informacione shtesë se i dyshuari Kabashi dyshohej se kishte fshehur sasi të tjera narkotikësh në një banesë në rrugën “William Walker”, ku banon nëna e tij.

Me urdhër të gjykatës, është kryer kontroll edhe në këtë lokacion, ku është gjetur dhe sekuestruar një qese me rreth 922 gram marihuanë.

Rasti po hetohet si “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe nuk përjashtohet zgjerimi i tyre edhe ndaj personave të tjerë.


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]