
Abetare interaktive e shkronjave arabe – një projekt nga Melika Muhaxhiri
Melika Muhaxhiri, e cila ishte mysafire në emisionin “Horizonti i Diturisë” në RTV Pendimi, ka realizuar një abetare interaktive të shkronjave arabe, me qëllim që t’ua lehtësojë fëmijëve mësimin e shkronjave të Kuranit në një mënyrë sa më të thjeshtë, praktike dhe tërheqëse.
Abetarja përmban rregulla bazike, ushtrime për bashkimin dhe leximin e shkronjave, si dhe lojëra edukative që i ndihmojnë fëmijët t’i njohin dhe t’i dallojnë më lehtë shkronjat arabe.
Ky projekt synon të jetë një ndihmë e vlefshme për mësueset dhe prindërit në mësimin e shkronjave të Kuranit.
🔗 Abetaren mund ta gjeni këtu:
https://promelika.github.io/abetarja-arabe/
Allahu e begatoftë Melikën për këtë punë dhe e bëftë të dobishme për të gjithë ata që do të përfitojnë prej saj!