
A është haram festimi i Vitit të Ri?
Viti i Ri nuk është festë fetare islame dhe as festë kombëtare për ne. Për këtë arsye, për myslimanët festimi i tij është i ndaluar (haram).
Të krishterët janë të lirë ta festojnë, sepse ajo lidhet me ritet, simbolet dhe besimin e tyre. Ne kemi fenë dhe besimin tonë dhe nuk na lejohet imitimi i riteve fetare të të tjerëve.
Po ashtu, nuk ka asnjë fakt të saktë se Isa a.s. ka lindur në këtë kohë. Vendosja e dritave, zbukurimeve dhe festimeve nuk i përket Islamit, por janë simbole të besimeve të tjera dhe bien në kundërshtim me besimin tonë.
Shkurt:
Viti i Ri nuk është festa jonë dhe për ne është e ndaluar rreptësisht imitimi i feve dhe riteve të të tjerëve.
Hoxhë: Xhevat Fetahu