
RREGULLAT E LUMTURISË
Jeto me njerëzit duke qenë mesatar, mes vetmisë dhe përzierjes me ta.
Jeto me vëllezërit e tu duke qenë mesatar, mes seriozitetit dhe talljes.
Jeto me nxënësit e tu duke qenë mesatar, mes të qenit serioz dhe thjeshtësisë.
Jeto me fëmijët e tu duke qenë mesatar, mes ashpërsisë dhe mëshirës.
Jeto me barkun tënd duke qenë mesatar, mes të ngopurit dhe urisë.
Jeto me trupin tënd duke qenë mesatar, mes lodhjes dhe pushimit.
Jeto me veten tënde duke qenë mesatar, mes dhënies dhe koprracisë.
Jeto me Zotin tënd duke qenë mesatar, mes shpresës e frikës, dhe do të jesh nga të lumturit.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU