[There are no radio stations in the database]

Zjarri përfshin sërish deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, erërat e forta e përkeqësojnë situatën –

Deponia e mbeturinave në fshatin Sverkë të Pejës është përfshirë sërish nga zjarri, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Dyshohet se zjarri ka përfshirë përsëri hapësirën e deponisë, ndërsa situata mund të jetë përkeqësuar edhe më shumë nga erërat e forta, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me shkakun e zjarrit apo nëse ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.


[There are no radio stations in the database]