
Ndahet nga jeta mulla Muhamed ef. Neziri, ish-imam i Dobrajës së Madhe dhe ish-sekretar i KBI-së në Lipjan
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftojmë miqtë, kolegët dhe dashamirët se sot, pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë mulla Muhamed ef. Neziri, ish-imam në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan dhe njëherësh ish-sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, e martë, më 3 nëntor 2026, në varrezat e fshatit Dobrajë e Madhe në Lipjan, nga ora 12:00.
Lusim Zotin e Madhëruar që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij dhe ta gradojë me Xhenetin Firdevs!