[There are no radio stations in the database]

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Pjesëtarë të PK-së, EULEX-it dhe IML-së e zyrtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të pagjetur janë në lokacionin ku dyshohet për varrezë masive në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut.

Lokacioni ku dyshohet se gjendet varreza masive është bërë pas arrestimit të dy të dyshuarve për krime lufte në vitin 1999.

Dy të arrestuarit e dyshuar janë ndaluar për 48 –orë nga Policia e Kosovës.


[There are no radio stations in the database]