
Policia e Kosovës trajnon 30 operatorë për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka realizuar dy trajnime të specializuara në fushën e kërkim-shpëtimit në ujë dhe zhytjes.
Sipas njoftimit të Policisë, trajnimet janë zhvilluar gjatë muajit korrik në Borsh të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e 30 operatorëve nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale.
Trajnimet kishin për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të pjesëtarëve të Policisë, si dhe rritjen e gatishmërisë për reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente natyrore dhe civile.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zhvillimin e kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit, përmes trajnimeve të specializuara dhe avancimit të vazhdueshëm profesional.
Sipas Policisë, këto aktivitete synojnë rritjen e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët.