[There are no radio stations in the database]

Punëtori bie nga një shtyllë elektrike në Klinë, përfundon për trajtim në Spitalin e Pejës

Një person ka mbetur i lënduar pas një incidenti të ndodhur sot në Klinë, ku dyshohet se ka rënë nga një shtyllë elektrike.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:40 autoritetet janë informuar nga QKMF-ja në Klinë se një person kishte pësuar lëndime. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se i lënduari kishte rënë nga një shtyllë elektrike.

Pas incidentit, ai është transportuar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rrethanat e plota të rastit mbeten duke u sqaruar nga organet kompetente.


[There are no radio stations in the database]