[There are no radio stations in the database]

Dhjetëra raste dhune në familje dhe krime ndaj fëmijëve brenda një muaji

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë të ditur se gjatë një periudhe njëmujore ka trajtuar dhjetëra raste të rënda, duke përfshirë dhunën në familje dhe krime që prekin të miturit.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 24 prilli deri më 30 maj janë trajtuar gjithsej 48 raste, prej të cilave 40 lidhen me dhunën në familje. Ndër rastet më shqetësuese përfshihet një rast i keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi, si dhe një rast i bashkëjetesës me një të mitur 16-vjeç.

Po ashtu, janë evidentuar edhe raste të rënda penale, përfshirë dy raste të vrasjes së rëndë dhe dy tentativa për vrasje.

Gjatë kësaj periudhe, janë paraqitur dhjetëra kërkesa për urdhra mbrojtjeje, janë mbajtur seanca gjyqësore dhe janë dhënë vendime të ndryshme nga gjykatat, përfshirë edhe aktgjykime dënuese.

Autoritetet theksojnë rëndësinë e raportimit të rasteve dhe mbështetjes së viktimave, duke apeluar për reagim të menjëhershëm ndaj çdo forme dhune.


[There are no radio stations in the database]