
Hoxhë shembull për të gjithë: Xhevat ef. Fetahi nderohet si imami i vitit për devotshmëri dhe shërbim të palodhshëm
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ndau sot mirënjohje për imamin e njohur nga Bresana e Dragashit Xhevat ef. Fetahi, si imam i dalluar i vitit me motivacionin për kontributin e tij në shërbim të fesë dhe besimtarëve.
Imami Xhevat ef. Fetahi shquhet për përkushtimin e tij të madh në shërbim të xhematit me punë të palodhshme, sidomos në fushën e mësim-besim për çfarë kishte fituar edhe garat republikane të mësim-besimit.
Si një nga imamët më të rregullt, që nuk mungon në asnjë vakt të namazit në xhaminë e njohur historike të Kukli begut, ka fituar zemrat e gjithë besimtarëve që prej kur ka filluar punën si imam në shërbim të xhamisë e besimtarëve e deri më sot.
Shembulli i Xhevat ef. Fetahit është modeli më i mirë i një imami, i cili me devotshmërinë e modestinë e tij frymëzon gjeneratat e reja të imamëve të cilët dëshirojnë t’i shërbejnë fesë, besimtarëve e atdheut.
Lusim Zotin e Madhëruar që Xhevat ef. Fetahit t’i falë shëndet e mbarësi në jetë, e t’i shtojë njerëzit si ai.