
Granatë dore gjendet pranë varrezave në Graçanicë – ndërhyjnë FSK dhe KFOR
Një mjet i rrezikshëm shpërthyes është gjetur në Graçanicë, duke alarmuar autoritetet dhe duke aktivizuar njësitë speciale për deminim, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 11:20, në fshatin Lepi, ku siç mëson Sinjali, një qytetar ka hasur në një granatë dore derisa ishte duke pastruar hapësirat përreth varrezave.
Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, duke konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore të tipit jugosllav.
Për shkak të rrezikshmërisë së mjetit, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë e specializuara për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e sigurt të granatës.
Fatmirësisht, nga ky rast nuk është raportuar për dëme apo të lënduar.