[There are no radio stations in the database]

Besimtarët myslimanë të rajonit falin teravinë e parë të Ramazanit

Në vendet e rajonit, besimtarët myslimanë u mblodhën në xhami për të falur namazin e parë të teravisë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në shumë qytete u regjistrua pjesëmarrje e madhe e besimtarëve, të cilët mbushën xhamitë, ndërsa në disa vende u fal edhe në oborre e hapësira përreth, pavarësisht motit të ftohtë.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, shumë besimtarë falën namazin e teravisë në Xhaminë e Namazgjasë, e ndërtuar nga Türkiye dhe e hapur më 10 tetor 2024 me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Përveç Namazgjasë, besimtarët u dyndën edhe në xhamitë e tjera të vendit.

Në xhamitë e Kosovës po ashtu u fal namazi i teravisë së parë me prani të një numri të madh të besimtarëve. Xhamia e Madhe në Prishtinë, “Sulltan Mehmet Fatih”, u mbush nga besimtarë të shumtë të cilët erdhën enkas të falin namazin e jacisë dhe teravisë.


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]