[There are no radio stations in the database]

Apel nga Hoxhë Fidaim Fazliu: Të ndalet dëmtimi dhe vjedhja në xhami

Hoxhë Fidaim Fazliu ka bërë një apel publik drejtuar të rinjve dhe besimtarëve, duke kërkuar që të ndalet dëmtimi dhe vjedhja e pronës së xhamisë, të cilat ai i cilëson si veprime të rënda dhe në kundërshtim me mësimet islame.
Në apelin e tij, Hoxhë Fidaim Fazliu thekson se xhamia është Shtëpia e Allahut dhe jo pronë e askujt, ndërsa çdo send që gjendet në të është amanet i dhuruar nga besimtarët për hir të Allahut. Çdo thyerje, dëmtim apo vjedhje nga xhamia përbën vjedhje, tradhti ndaj amanetit dhe përçmim të një vendi të shenjtë.
Ai kujton hadithet e Pejgamberit alejhi selam, ku vjedhja dënohet ashpër dhe konsiderohet si një veprim që e cenon besimin e njeriut. Sipas tij, dijetarët islamë kanë paralajmëruar se ushqimi me haram ia mbyll njeriut dyert e bereqetit si në dynja ashtu edhe në ahiret.
Në apel përmenden edhe pasojat e vjedhjes, të cilat përfshijnë humbjen e nderit personal, turpërimin e familjes, largimin e bereqetit nga jeta si dhe ndëshkimin në dynja dhe në ahiret.
Në fund të mesazhit, Hoxhë Fidaim Fazliu u bën thirrje atyre që kanë nevojë materiale që të mos zgjedhin rrugën e gabuar, por të kërkojnë ndihmë nga xhamia dhe xhemati, duke theksuar se ndihma nuk ka munguar kurrë dhe me lejen e Allahut nuk do të mungojë asnjëherë.


[There are no radio stations in the database]