[There are no radio stations in the database]

Një ditë historike që shënon komunitetin shqiptar mysliman në Austri

Për herë të parë, ALKIG posedon një pronë në emër të komunitetit. Ky objekt, që nga sot mban emrin ALKIG Center, do të shërbejë si hapësirë për aktivitete fetare, edukative dhe komunitare – një shtëpi e përbashkët për ne dhe për brezat që vijnë.

Objekti është blerë dhe çelësat janë tashmë në duart tona. Megjithatë, pagesa ende nuk është përfunduar.

Kryetari i ALKIG, Vahidin Beluli, ka nënshkruar kontratën, duke zyrtarizuar këtë hap të rëndësishëm dhe historik për komunitetin shqiptar mysliman në Austri.


[There are no radio stations in the database]