[There are no radio stations in the database]

Hapet solemnisht Xhamia “Firdaus” në Tetovë

Në Tetovë u bë hapja solemne e Xhamisë së re “Firdaus”, në praninë e një numri të madh besimtarësh. Në këtë ceremoni mori pjesë Shaqir ef. Fetai, së bashku me Myftiun e Tetovës, përfaqësues institucionalë, imamë dhe xhemat të shumtë.
Gjatë programit u lexua Kurani, u prezantua historiku i ndërtimit të xhamisë dhe u theksua roli i saj në jetën fetare e shoqërore. Reisul Ulema vlerësoi kontributin e donatorëve dhe xhematit, duke theksuar se xhamitë janë institucione që forcojnë moralin, paqen dhe bashkëjetesën.
Me këtë rast, u emërua imam i Xhamisë “Firdaus” hoxhë Florent ef. Alili. Programi përfundoi me lutje, ndërsa hutben dhe namazin e xhumasë i udhëhoqi vetë Reisul Ulema.


[There are no radio stations in the database]