
Arif Fazli e dhuroi shtëpinë e tij vakuf në Prizren
KBI-Prizren, 31 dhjetor 2025
Arif Fazli e dhuroi shtëpinë e tij vakuf në Prizren, 800 m2
Arif Fazli, nga Prizreni i bashkohet vargut të gjatë të vakiflënësve, që ka nisur nga koha e Pejgamberit a.s. dhe nuk do të ndalet kurrë deri në Kijamet.
Në emër të Allahut, fi sebililah, me zemrën plotë, ai e dhuroi shtëpinë e tij, 800 m2, me 182 m2 truall, që gjendet në lagjën Terzimahalla, Prizren, me një vlerë që shkon deri në gjysmë milioni euro.
Në emër të KBI-Prizren, kryetari Valon ef. Ibrahimi e kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj e falënderuan përzemërsisht z. Arif Fazli për këtë akt të madh, në ndihmë të Bashkësisë Islame dhe ymmetit të Pejgamberit a.s. Ata e uruan për më shumë suksese në të ardhmen, për bereqet e për shëndet për atë e për familjen e tij.
Duhet theksuar se ky akt dhurimi nuk është as i pari e as nuk do të jetë i fundit i z. Arif Fazli.
Si një biznismen i sukseshëm në Zvicërr, z. Arifi ka ndihuar edhe në shumë projekte bamirësie, në Kosovë dhe mërgatë.
Zoti e ruajtë, Zoti e shpërbleftë me mirësitë e dynjasë e të ahiretit, atë dhe familjen e tij.