[There are no radio stations in the database]

Tragjedi në Arabinë Saudite: Autobusi me 45 umrexhinjë nga India digjet gjatë rrugës nga Meka për Medinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku një autobus me 45 umrexhinjë nga India është përfshirë nga flakët gjatë udhëtimit nga Meka drejt Medinës. Ngjarja ka sjellë dhimbje dhe tronditje të madhe te mbarë komuniteti mysliman.

Kjo tragjedi na kujton edhe një herë realitetin e pashmangshëm të jetës: në çdo moment jemi potencial për të kaluar nga kjo botë. Meleku i vdekjes nuk dërgon mesazhe, nuk paralajmëron me telefon, as nuk troket në derë. Dy gjëra mbeten të panjohura për çdo njeri:

1. Kur do të largohemi nga kjo botë,

2. Dhe ku do të na gjejë momenti i fundit.

 

Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
“Nuk e di askush çfarë do të bëjë nesër, dhe askush nuk e di se në cilin vend do ta gjejë vdekja.”

Kjo ngjarje e dhimbshme është një kujtesë e fortë për brishtësinë e jetës, por edhe për mëshirën dhe caktimin hyjnor. Për viktimat e kësaj tragjedie, besimtarët luten që Allahu t’i pranojë si shehidë, ndërsa familjarëve t’u japë durim dhe shpërblim.

Allahumme Amin!


[There are no radio stations in the database]