[There are no radio stations in the database]

Stuhitë përmbytin tendat, familjet në Gaza përballen me dimrin e ashpër

Familjet palestineze të zhvendosura që janë strehuar përgjatë vijës bregdetare në perëndim të Deir al-Balah në Gazën qendrore po përpiqen të përballojnë shiun e rrëmbyeshëm dhe motin e ftohtë që përfshin zonën.

Përderisa Izraeli po bllokon hyrjen e tendave dhe strehimoreve të lëvizshme, familjet që përballen me mungesa të mëdha strehimi të përshtatshëm po përpiqen të përballojnë jetesën në strehimore të improvizuara që janë përmbytur nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

Kushtet e vështira, të kombinuara me strehimin e pamjaftueshëm, e kanë përkeqësuar më tej situatën tashmë të rëndë humanitare.

Fatima Abdel Nabi, një grua e moshuar palestineze që jeton me familjen e saj në një tendë të improvizuar pranë detit, tha se shiu e ka lagur zonën e tyre, duke i lënë të paaftë të mbijetojnë ndërsa po afrohet dimri.

“Fëmijët u zgjuan të tmerruar në mes të natës kur erërat e ftohta dhe shiu goditën tendën. Ata nuk kishin kohë as të vishnin rroba ose të merrnin ndonjë gjë. Çfarë duhet të bëjnë ata? Çfarë mund të bëjmë ne?”, pyeti ajo.


[There are no radio stations in the database]