
Hëna e plotë nga majat e minares së xhamisë në Stamboll ofron pamje unike
Hëna e plotë, e njohur edhe si “hëna e përgjakur” për shkak të ngjyrës së saj të kuqe, u kap me majat e minareve të Xhamisë së Re (Yeni Cami) në Stamboll gjatë eklipsit, raporton Anadolu.
Eklipsi hënor, i njohur ndryshe si “hëna e kuqe” apo “hëna e përgjakur”, ndriçoi qiellin e Stambollit të dielën, më 7 shtator, ndërsa hëna e plotë u ngrit mbi xhaminë historike e njohur si Xhamia e Re.
Fenomeni ishte i dukshëm në rajone të ndryshme të Turqisë dhe zgjati për disa orë.